Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë kësaj vizite ai në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, cituar nga RTK, kryeministri Thaçi do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Thaçi gjithashtu në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbajë ligjëratë me temën ”Ndërtimi i të ardhmes euro-atlantike të Kosovës: Sfidat dhe mundësitë para nesh”.

Top Channel