Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë për arritjen e një kompromisi rreth cështjes së Kosovës.

Duke folur nga Beogradi, Tadic ka ritheksuar se në asnjë rrethanë Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të cilën e konsideron pjesë të sajën.

“Kurrë dhe askush në Serbi nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Jemi të gatshëm për një kompromis, por askush nuk duhet të na vërë në një situatë për të zgjedhur”, ka pohuar Tadic.

Ai ka shtuar më tej se në këtë moment të vështirë, kur pritet që GJND të japë opinionin e saj mbi pavarësinë e Kosovës, pret unitet nga ana e qeverisë serbe.

Top Channel