Autoritetet kosovare dhe ato të EULEX-it së shpejti do t’i kërkojnë Serbisë të hulumtojnë në mënyrë më profesionale zonën në Rashkë të Serbisë ku dyshohet se ka varrezë masive.

Sipas zyrtarëve kosovarë së shpejti do të kontraktohet një kompani ndërkombëtare, e cila bën verifikimin e eshtrave në thellësi të tokës.

Komisioni qeveritar i Kosovës për persona të pagjetur dhe ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it janë të pakënaqur me mënyrën se si po bëhet hulumtimi i zonës së dyshuar për varrezë masive në Rashkë.

Metoda me të cilën po bëhen inspektimi i vendit të dyshuar sipas autoriteteve kosovare dhe atyre të EULEX-it nuk është duke u bërë në mënyrë adekuate.

Top Channel