Partia në opozitë, Lidhja Demokratike e Dardanisë ka akuzuar qeverinë e Kosovës se ka injoruar tërësisht diasporën kosovare.

Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesja e LDD-së, Iliriana Gafurri ka deklaruar se diaspora kosovare ka një potencial të madh, por është lënë në harresë nga qeveria Thaci.

Sipas saj, LDD është partia që ka shtrirjen më të fuqishme në të gjitha shtetet evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arsye, ka saktësuar Gafurri, kjo parti do të nisë duke filluar nga dita e nesërme një fushatë për sensibilizimin e rëndësisë së emigrantëve kosovarë.

Top Channel