Komuna më e re e Kosovës, Parteshi, është bërë gati për zgjedhjet e së dielës, të cilat do të mbahen për të dytën herë brenda dy muajve të fundit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë raund të dytë, që do të zhvillohet pasi në qershor asnjë nga kandidatët për kryetar të komunës nuk mori votat e mjaftueshme.

Nesër në këtë balotazh do të garojnë kandidatët Nenad Cvetkovic dhe Todor Mirkovic, bëjnë të ditur mediat kosovare.

Top Channel