Departamenti i antidroges greke ne bashkepunim edhe me organet nderkombetare te Rendit ka shkaterruar nje grup trafikantesh te lendeve narkotike qe sillnin sasi te medha droge nga vendet e Amerikes Latine ne Greqi.

Keshtu ne nje skaf luksoz afer portit Sivota te ishullit te Lefkadhes, ne detin Jon ,pas nje operacioni te planifikuar me hollesite me te vogla, antidroga ka gjetur 80 kg kokaine te paster dhe e ka konfiskuar.

Skafi  luksoz me gjatesi 15 metra, ka pasur flamur te Polonise dhe vinte nga Venezuela. Organet greke kane arrestuar kapitenin 73- vjecar nga Polonia si dhe nje 28- vjecar grek qe kishte dale per te marre ne dorezim ngarkesen. Pas kesaj ne Athine jane arrestuar edhe 7 persona te tjere te cilet kane lidhje me kete ngarkese.

Midis tyre ndodhet nje familje prej tre personash si dhe dy vete te cilet edhe ne te kaluaren kane qenen nen vezhgimin e organeve greke per ceshtje trafikimi lendesh narkotike. Nderkohe jane shpallur ne kerkim disa persona te tjere.

Si kryetar i ketij grupi duket se eshte nje i burgosur grek, i denuar me burgim te perjetshem,me akuzen e trafikimit te nje sasie te madhe lendesh narkotike. Pervec sasise prej 80 kg te kokaines ,ne shtepite e te arrestuarve jane gjetur edhe 400.000 euro,tre kallashnikove,nje automatic UZI,,nje pistolete si dhe disa  makina luksoze.

Organet greke kane bashkepunuar qysh ne fillim me ato amerikane si dhe ne sherbimet e tjera te antidroges ne Europe, te cilat kane ndjekur rrugen e anijes luksoze nga Venezuela deri ne brigjet greke.

Hetimet per arrestimin edhe te disa personave te tjere vazhdojne.

Top Channel