Duke paralajmëruar një fazë të re për Kosovën, atë të dialogut me Serbinë, ambasadori francez në Kosovë, Jean Fraçois Fitou ka bërë të ditura se çështjet të cilat kurrsesi nuk do të hapen në bisedime janë ndryshimi i kufijve, shkëmbimi i territoreve dhe statusi i Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen ‘Koha Ditore’, ambasadori francez thekson se Prishtina e Beogradi kanë një listë të gjatë temash për të cilat do të mund të bisedonin si për ekonominë, doganat, ujin e energjinë.

Fitou ka sqaruar se nuk ka kërkuar autonomi të veçantë për veriun e Mitrovicës, siç është përfolur ditë më parë deklarata e tij, por sipas tij ai ka përdorur një lloj shprehje që nuk është përkthyer mirë as në gjuhën angleze, as në gjuhën shqipe.

Top Channel