Bashkimi Evropian ka ndëshkuar Slloveninë për keqpërdorim të fondeve të dhëna për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Për pasojë, qeveria e Lubjanës duhet t’i kthejë Brukselit 2.28 milionë euro, edhe pse autoritetet sllovene pretendojnë se është bërë një gabim.

Shumën më të madhe ndaj BE-së duhet ta shlyejë Britania e Madhe, 223 milionë euro, e ndjekur nga Hungaria, Gjermania, Spanja, Danimarka, etj.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian është i detyruar të vërtetojë se shumat e paguara shpenzohen në mënyrën e duhur.

Top Channel