Policia braziliane në qytetin Rio Grande ka arrestuar gjashtë anëtarë të një rrjeti ballkanas të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave përmes operacionit të koduar me emrin “meduza” janë sekuestruar 62 kilogramë kokainë.

Sipas burimeve, vlera e lëndës narkotike ishte 1.2 milion euro, ndërkohë që në tregun evropian ajo do të shitej me një cmim më të lartë.

Burimet shtojnë më tej se personat e arrestuar janë tre shtetas kroatë, një malazez dhe dy maqedonas, një prej të cilëve jetonte prej 20 vjetësh në Brazil dhe ishte organizator i trafikut.

Top Channel