Aksidenti, 18 korriku shpallet ditë zije

17/07/2010 21:10

Qeveria ka shpallur ditë zije 18 korrikun, për shkak të aksidentit rrugor të ndodhur në Pukë, që u mori jetën 14 personave.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë, Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp.

“Qeveria ka shpallur 18 korrikun ditë zije për viktimat e aksidentit dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për varrimin e tyre”, ka pohuar Mëhilli.

Ndërkohë, reagime kanë ardhur edhe nga radhët e LSI-së. “Jemi pranë familjeve të viktimave. Të bëhet e pamundura për të shpëtuar të plagosurit”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm Luan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA