Është shtyrë takimi i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, i parashikuar mes Maqedonisë dhe BE-së më 20 korrik të këtij viti.

Kërkesa e shtyrjen e këtij takimi është bërë me kërkesë të Këshillit të BE-së, pas konsultimeve me presidencën belge.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, takimi është caktuar për më 27 korrik në Bruksel.

“Këshilli i BE-së, pas konsultimeve me presidencën belge, i është lutur qeverisë së Shkupit për shqyrtimin e mundësisë së shtyrjes së takimit për një javë, me qëllim që t’i mundësonte BE-së prezantimin me nivele më të larta”, thuhet në njoftimin e MPJ.

Top Channel