Numri dy i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka i ka cilësuar si kriminale dhe të paprecedenta sulmet e ditëve të fundit në veri të Mitrovicës.

Gjatë një tryeze të përbashkët, Kuçi theksoi se Qeveria e Kosovës ka detyrim ligjor vendosjen e rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke mos përjashtuar asnjë mjet legjitim për këtë cështje. Ai shtoi se mund të bisedohet për shumë tema, por jo për pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic tha se Beogradi nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe legjitimitetin e isntitucioneve të saj në veri. Ai hodhi poshtë akuzat se gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës është e paqëndrueshme dhe tha se duhet të pak kohë për qetësi deri në fillimin e bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd.

”Për të pasur stabilitet në Mitrvoicë duhet të vendosim ne qytetarët e saj, dhe jo ndonjë plan nga Prishtina. Për ne janë legjitime zgjedhjet e mbajtura nga Serbia dhe njerëzit e zgjedhur nga këto zgjedhje. Duhet pak kohë për qetësi derisa të kemi bisedime pas vendimit të GJND-së”, tha Ivanovic.

Top Channel