Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të misionit EULEX ka rrëzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e shtetasit Bajram Asllani.

Asllani kërkohet nga drejtësia amerikane për akuzat e mbështetjes së terroristëve dhe për planifikimin e rrëmbimit dhe lëndimit të personave të tjerë.

Në një komunikatë për shtyp, EULEX e ka argumentuar vendimin e tij me pretendimin se marrëveshja për ekstradim e nënshkruar mes SHBA dhe Mbretërisë së Serbisë në vitin 1901 nuk është më e vlefshme.

Top Channel