Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është përfshirë direkt në lobingun e autoriteteve kosovare për njohjen e pavarësisë.

Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave Clinton dërgon zyrtarë të DASH që të shoqërojnë autoritetet kosovare kur bëjnë vizita në vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë.

Sipas burimeve, aktualisht Clinton po punon që vendet të mos votojnë pro rezolutës serbe në OKB, për rifillimin e negociatave për statusin.

Burimet shtojnë më tej se vetëm pak ditë më parë, Clinton u ka telefonuar kryeministrave të shteteve Antigua dhe Barbude, në ishujt e Karaibeve, duke u kërkuar që të shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Top Channel