Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur bindjen e tij se vendimi i GJND-së do të jetë pozitiv dhe do t’i japë fund mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Pas 22 korrikut, kur do të jepet vendimi i GJND-së, Kosovën e presin njohje të reja, si dhe një angazhim i fuqishëm për konsolidimin e institucioneve të saj”, ka pohuar Thaci.

Duke folur në Kuvend, Thaci e ka vënë theksin tek projektligji antimafia, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve për hartimin dhe miratimin e tij.

“Me këtë ligj do të parandalohet dhe goditet rëndë krimi i organizuar”, ka shtuar kreu i qeverisë kosovare.

Top Channel