Shkencëtari iranian mbërrin në shtëpi

15/07/2010 08:00

Shkencëtari iranian që deklaron se është rrëmbyer nga CIA në Arabinë Saudite një vit më parë dhe më pas është dërguar në SHBA, ka mbërritur në Iran.

Pasi është takuar me anëtarët e famlijes së tij në aeroportin e Teheranit, Shahram Amiri tha për gazetarët se gjatë qëndrimit në Amerikë ka qenë pre e torturave më të rënda mendore dhe psikologjike.

Nga ana tjetër, ai mohoi të jetë përfshirë thellë në programin bërthamor iranian. Ditën e hënë Amiri shkoi në seksionin iranian të ambasadës pakistaneze në SHBA dhe kërkoi që të riatdhesohej.

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se ai ndodhej në SHBA me dëshirën e tij dhe nuk kundërshtoi kthimin e tij në Iran.

Top Channel