Serbia do jetë larg zhvillimit ekonomik për një kohë të gjatë. FMN ka thënë se ky vend ka borxhin publik më të lartë.

Sipas Fondit, shtetet e cilësuara si me borxhet më të mëdha kalojnë pragun e 80% të GDP-së.

Kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se brenda vitit situata do stabilizohet, por FMN thotë se kjo do të ndodhë vetëm në vitin 2015, kur të ulet me 10 përqind borxhi kombëtar.

FMN ka deklaruar gjithashtu se do të ndihmojë Serbinë, e cila nga ana e saj do të shikojë rrogat e administratës shtetërore dy herë në vit dhe do t’i rregullojë ato në përputhje me gjëndjen ekonomike.

Top Channel