Qindra turistë serbë do të kalojnë pushime nëpër gjykata.

Policia ka arrestuar drejtorin e një agjencie turistike, sepse ka mashtruar 400 turistë, të cilët kanë mbetur në një aeroport të Egjiptit pasi ortaku i pronarit të agjencisë serbe nuk kishte marrë paratë nga partneri i tij në biznes.

Agjencia ka falimentuar për shkak të një fushatë mediatike, dhe të gjithë shtetasit që kishin pronotuar kanë anuluar udhëtimet dhe kanë kërkuar paratë e tyre.

Drejtori i agjencisë është arrestuar për shkak të mashtrimit dhe të abuzimit me detyrën e tij.

Turistët me t’u kthyer në Serbi kanë shkuar në polici ku kanë ngritur padi ndaj kompanisë. Heqja e vizave dhe ofertat e lira kanë bërë që shumë njerëz të rezervojnë pushimet e tyre.

Top Channel