Moti i keq, probleme në Holandë e Belgjikë

15/07/2010 02:00

Erërat e fuqishme shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve në Holandë.

Sipas autoriteteve vendase stuhia, erërat e së cilës arritën deri në 100 kilometra në orë goditi një kamping në Arnhem. Ndërkohë dëshmitarët dhe katër të lënduarit pohojnë se erërat ngritën nga toka dhjetra rulota.

Ndërsa në Belgjikë shofer u godit nga rrëzimi i një pemë në rajonin e Erquelines në jug-lindje të vendit, ndërkohë që raportohen mjaft avari në qarkullimin rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA