Policia e misionit EULEX ka bastisur sot zyrat e ndërtesës së Postë Telekomit të Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave 13 makina të policisë kanë rrethuar ndërtesën e PTK-së në Dardani, ndërkohë që disa agjentë janë futur në ambjentet e saj.

Sipas burimeve, forcat policore kanë kontrolluar edhe 8 zyra të PTK-së, tre në Prishtinë dhe pesë në Pejë, si dhe shtëpimë e drejtorit të PTK-së Shyqyri Hoxha.

Lidhur me bastisjen nuk ka ende një njoftim zyrtar, por institucioni i PTK-së është përfolur shumë për korrupsion dhe dukuri të tjera negative.

Top Channel