Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se SHBA dhe BE duhet të koordinojnë përpjekjet për Kosovën pas vendimit të GJND-së mbi pavarësinë.

Deklaratën e saj Clinton e bëri pas një takimi me ministrin e Jashtëm slloven Samuel Zhbogar, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington.

Nga ana e tij shefi i diplomacisë sllovene ka mbështetur deklaratën e homologes amerikane.

“Nga njëra anë janë pritjet e Serbisë lidhur me statusin, ndërsa nga ana tjetër është Kosova që pret të njihet nga sa më shumë vende. SHBA dhe BE janë këtu për të treguar rrugën që duhet të ndiqet”, ka pohuar Zhbogar.

Shefat e dy diplomacive kanë biseduar edhe për kontestin e emrit të Maqedonisë, duke theksuar njëzëri se ka ardhur momenti që kjo cështje të zgjidhet.

Top Channel