Greqia ende nuk bie ne qetesi. Protestat pershkallezohen, levizjet sindikaliste jane te perditshme.(UPDATE)

Prej  ores 11 te mengjesit te sotem kane ndaluar punen gjithe nenpunesit sektorit shteteror ne nje forme te re levizjeje greviste, ndaj ligjit te reformes se pensioneve, i  cili pasi mori dje ne parim votat e pozites ne parlament, pritet te votohet sot perfundimisht edhe nen per nen.

Sipas uninonit te nenpunesve te sektorit shteteror ADEDY,qeveria me kete projektligj shkaterron pothuajse te gjitha te drejtat qe kishte fituar administrata civile ne fushen e pensioneve dhe te sigurimeve shoqerore.

Pas reduktimit ne maksimum te rroges se 13 dhe te 14 ,rritja e moshes se pensioneve dhe nje sere reformash te tjera ne kete sektor, cilesohen nga nenpunesit si te padrejta dhe per kete udheqesit e sindikatave kane paralajmeruar edhe per greva te reja te pergjithshme ne ditet e ardhshme.

Ndalimi i punes sot eshte kryer kudo,ne bashki dhe ne prefektura,ne dogana,ne deget e tatim taksave,ne ministrite e ndryshme. Spitalet e vendit punojne vetem me personel sigurimi, ndersa probleme te medha ka shkaktuar kjo lloj proteste ,tek fluturimet brenda dhe jashte Greqise.Dy kompanite vendase kane anuluar gjithesej 32 fluturime dhe 126 jane shtyre per ne orare te pacaktuara.

Nenpunesit e administrates civile pasi kane marshuar drejt parlamentit grek ne mesdite kane dorezuar edhe nje peticion proteste ndaj reformes se re te pensioneve.

Dje ne oret e pasdites qindera pjestare te trupave policore, zjarrfikese dhe ato te marines detare kane ngritur zerin e tyre, pikerisht ne te njejtin vend ndaj kesaj reforme  te imponuar nga FMN dhe BE  si kusht per marrjen e ndihmes ekonomike  prej 110 miliard eurosh per daljen e vendit nga kriza.

Top Channel