Sërish grevë në Greqi kundër planit anti-krizë të qeverisë për t’i bërë ballë situatës ekonomike. Greva këtë herë pritet të ketë pasoja tek transporti ajror.

Kontrollorët e fluturimeve kanë braktisur punën që nga ora 10 dhe do të vazhdojnë kështu për katër orë, ndërkohë që në qytetet kryesore janë organizuar manifestime nga sindikatat.

Dje ishte radha e policëve, zjarrfikësve dhe rojës bregdetare për të bojkotuar punën. Greva përkon me votimin në Parlament të projektligjit që u zgjat funksionarëve shtetërore moshën e pensionit.

Top Channel