Athina zyrtare ka deklaruar se kohët e fundit nga ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic nuk ka pasur asnjë nismë për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigori Delavekuras ka theksuar se Greqia e ka shprehur pozicionin e saj dhe se tani i takon Shkupit që të bëjë lëvizjen e tij.

“Ne jemi të vendosur që të gjejmë sa më shpejt një zgjidhje për emrin, prandaj dhe formuluam shumë qartë pozicionet tona. Ajo që kërkojmë tani është që lidershipi i “IRJM”-së t’i përgjigjet ofertës sonë dhe të dalë me qëndrime konstruktive në bisedimet e udhëhequra nga OKB”, ka pohuar Delavekuras.

Top Channel