“Çmendet” moti në Austri e Hungari

15/07/2010 02:30

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta kanë përfshirë si asnjëherë tjetër më parë edhe vendet e Europës qendrorje dhe lindore.

Kështu në Hungari termometri shënoi plot 38 gradë, temperaturë kjo e rrallë për këtë vend ku mbizotëron klima kontinentale. 37-38 gradë u regjistruan temperaturat edhe në Vjenë të Austrisë ku qytetarët u lëshuan drejt liqeneve dhe lumenjve për të përballuar të nxehtin. Jashtëzakonisht lartë termometri shënoi edhe në Rumani e Bullgari.

Sipas specialistëve vendas këto temperatura janë të rralla për këto zona, megjithatë ata shprehen se shifrat e tilla në termometër do të zgjasin shumë pak dhe janë shkaktuar nga një masë ajrore afrikane e cila ka përfshirë të gjithë zonën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA