Venezuelë, ekstradohet “live” baroni i drogës

14/07/2010 17:10

Venezuela ka ekstraduar në SHBA lordin kolumbian të drogës, Carlos Alberto Renteria, pas arrestimit të tij javën e kaluar në Karakas.

Renteria, i cili dyshohet se ka drejtuar kartelin kolumbian Norte dela Vale, iu dorëzua agjentëve amerikanë të DEA-s në aeroportin e kryeqytetit venezuelian, bashkë me dy trafikantë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Renterian se ka trafikuar 500 tonelata kokainë në Amerikë gjatë viteve 1990.

Ekstradimi u transmetua direkt në televizionet lokale. Dy trafikantët përdorën fjalë fyese para kamerave dhe u vetëshpallën të pafajshëm, ndërsa Renteria qëndroi gjatë gjithë kohës i heshtur dhe me kokën ulur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA