Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta japë opinionin e vetë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës mes 22 e 27 korrikut, deklaroi Tibor Varady, i cili ka drejtuar ekipin ligjor të qeverisë së Serbisë.

Për mediet serbe Varady ka theksuar se pyetja që i është shtruar Gjykatës për mendim është shumë e drejtpërdrejt dhe e tillë duhet të jetë dhe përgjigjja.

Varady sqaron se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk ka detyrim të organizojë debat pas vendimit të GJND-së, raporton Radion Evropa e Lirë.

Top Channel