Vapë afrikane në Shqipëri
14/07/2010 14:35
I nxehti afrikan qe ka pushtuar gjithe vendin do te ndihet me teper në fundjave, ku termometri pritet të shkoje 40 grade celcius.
Metereologet e sherbimit te Forcave Ushtarake, tregojne se sot temperatura maksimale e regjistruar ne vendet e uleta eshte 37 grade celcius por qytetaret e ndiejne tre deri ne kater grade me shume.
Por ndersa temperaturat rriten femijet dhe te moshuarit duhet te evitojne oret e pikut dhe te konsumojne sa me shume lengje dhe fruta.
Mjeket shprehen se ne kete periudhe dehidratimi i trupit nga lengjet eshte shume i larte, ndaj keshillohet qe cdo njeri te konsumoje deri ne 2 litra uje ne dite.
Top Channel