Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, me të cilin parashihej mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë për nxnënësit shqiptarë.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i ministrisë është antiligjor, pasi mësimi i maqedonishtes nga bashkësitë etnike parashikohet të nisë nga klasa e katërt.

Vendimi i miratuar nga ministri Nikolla Todorov bazohej në një projekt të OSBE-së për forcimin e besimit mes bashkësive entike, por pas reagimeve të shumta në opinionin publik, OSBE-ja kërkoi shtyrjen e aplikimit të tij.

Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji ishte ngritur nga organizata “Rinia Demokratike Shqiptare” dhe OJQ-ja “Realiteti”.

Top Channel