E ardhmja e Pallatit të Rinisë në Prishtinë varet nga një nen i ligjit për Prishtinën, që nuk është proceduar nga qeveria në Kuvend dhe pritet të jetë nesër një pikë e nxehtë në këtë institucion.

Neni parashikon që në vend të pallatit të ngrihet një ndërtesë e re dhe shumëkatëshe.

Por ky projekt kundërshtohet nga kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ka bërë të ditur se ka zhvilluar një sërë bisedimesh me krerët e institucioneve qëndrore dhe autoritetet ndërkombëtare.

Kundër shprehen edhe qytetarët, disa prej të cilëve kanë marrë pjesë në ndërtimin e Pallatit të Rinisë.

“Ne punëtorët e vjetër që kemi punuar kemi vënë një përqindje të rrogës që ajo të ndërtohet. Prandaj, jo të rrënohet, por të meremetohet”, shprehet një prej tyre.

Top Channel