Një gjyqtar i EULEX në qarkun e Pejës ka vendosur mbajtjen në 30 ditë paraburgim të një serbi të Kosovës, të akuzuar për krime lufte.

Personi në fjalë, i cili u ekstradua në Kosovë ditën e martë nga Norvegjia, akuzohet për krime ndaj popullsisë civile, të kryera gjatë vitit 1999, në rajonin e Pejës.

Ai u arrestua në Norvegji më 10 mars të vitit 2009 në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, ndërkohë që ekstradimi i tij u vendos nga mbreti i vendit nordik.

Top Channel