Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka propozuar sot në mbledhjen e kabinetit të tij hartimin e projektligjit antimafia.

Ky projektligj, sipas Thacit, ka si qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të ngritura në mënyrë ilegale.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se projektligji është ende në nivel propozimi, por së shpejti do të fillojë të hartohet dhe të kalojë në procedurat e nevojshme.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Hashim Thaci rikonfirmoi angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative.

Top Channel