Gibson, ish e fejuara publikon telefonatën kërcënuese

14/07/2010 09:10

Ish modelja ruse Oksana Grigorieva e fejuar pak kohë më parë me aktorin Mel Gibson, publikon fakte të reja që vërtetojnë dhunën e ushtruar nga Mel ndaj saj.

Ajo ka shpërndarë në internet një telefonatë të zhvilluar me Gibson, ku ai pranon se e ka dhunuar edhe ndërsa ajo mbante në krahë djalin e sapolindur. “Cfare burri je ti që dhunon një grua që mban një fëmijë në krah dhe i thyen dhembët?”, i thotë Grigorieva, ndërsa Gibson përgjigjet: “Je në telashe tani! E di pse? Sepse e meritoje plotësisht”.

Policia e Malibusë pranoi ditët e shkuara se aktori dhe regjisori australian po hetohej për dhunë ndaj ish të fejuarës. Në regjistrimin e publikuar nga ish modelja, Gibson nuk kursen as fjalë më të rënda: “Je shumë e bezdishshme dhe një prostitutë. Nëse do përdhunohesh nga një tufë zezakësh do të jetë vetëm faji tënd”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA