Ministri i Jashtëm belg, Stiven Vaneker, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të BE-së, ka deklaruar se Brukseli mbështet plotësisht perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.

Por Vaneker ka nënvizuar se në rrugën drejt integrimit evropian është i rëndësishëm dialogu mes vendeve fqinje, në vecanti mes Serbisë dhe Kosovës.

“Në këtë kontekst i bëj thirrje Serbisë që të gjejë një “modus vivendi” në raportet e saj me Kosovën, si dhe një zgjidhje që ka të bëjë me autonominë e saj dhe me mbrojtjen e pakicave”, ka pohuar Vaneker.

I pyetur nga mediat serbe se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për statusin e Kosovës, ministri ka theksuar se vendi i tij e ka njohur pavarësinë dhe ka shtuar se do të vazhdojë të lobojë në favor të saj.

Top Channel