Aksione kundër veprimeve të shtetit izraelit nuk ndërmerren vetëm nga Turqia pasi tashmë edhe në Greqi shoqatat janë të shqetësuara për trajtimin që po i bëhet popullsisë në Gaza.

Sindikata komuniste Pama ka bllokuar në aeroportin e Athinës fluturimin e një avioni të kompanisë izraelite “El Al” me destinacion Tel Avivin.

Një zëdhënës i sindikatës ka theksuar se aksioni për bllokimin e fluturimit u krye për të shprehur solidaritetin ndaj popullit të Gazas që sipas tij i është nënshtruar një bllokade jo të drejtë.  

Top Channel