Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se ideja e Serbisë për shkëmbim territoresh është dicka për të cilën nuk ia vlen të flitet.

“Vijat kufitare të Kosovës janë të përcaktuara qartë dhe për këtë cështje nuk ka vend për bisedime”, ka pohuar Thaci.

Më tej, duke komentuar arrestimin e këshilltarit të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, kreu i qeverisë kosovare është shprehur se ajo ka ardhur si rezultat i luftës kundër korrupsionit.

“Institucionet e Kosovës së bashku me strukturat e EULEX-it janë të përkushtuara në luftën kundër korrupsionit”, ka shtuar Thaci.

Top Channel