Persekutonte të bijën, dënohet 74- vjeçarja

13/07/2010 15:25

E akuzuar se ka dashur të detyrojë në të gjitha mënyrat vajzën, një grua 74 vjeçare është dënuar për “stalking” me një vit e dy muaj.

Vendimin e ka marrë gjykata e Bellunos, në Itali.

E moshuara e cila ka mohuar çdo akuzë duke theksuar se donte vetëm të ndihmonte të bijën, duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në vitet 2001-2009 kur gruaja është përpjekur të kontrollojë jetën e të bijës me telefonata, mesazhe, “vizita” në vendin e punës.

Top Channel