Nafta e “Albpetrol”, me bursën e Londrës

13/07/2010 08:15

Shitja e naftës së “Albpetrolit”, sipas çmimit në bursë, duke sjellë debate të forta mes opozitës dhe qeverisë, do të kryhet sipas një procedure të re, me urdhër të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Për shitjen e çdo sasie nafte do të ngrihet një komision i posaçëm, i cili do të vlerësojë çmimet në tregjet e huaja, duke iu referuar bursës së naftës Brent (Detit të Veriut), e cila tregtohet në Londër.

Vendimi me akt-normativ për liberalizimin e çmimit të shitjes për produktet e “Albpetrolit” erdhi pas ngërçit të krijuar me disa kompani që kishin vështirësi për blerjen e naftës vendase, duke shkaktuar probleme financiare për ndërmarrjen shtetërore.

Urdhri i ministrit është lëshuar më 5 korrik dhe përmban të gjithë procedurën për shitjen e naftës së “Albpetrolit”, e mbetur stok prej 60 mijë tonësh, si pasojë e mosfunksionimit të rafinerisë.

Pika e parë e urdhrit të Priftit lidhet me burimin e tregut të huaj, nga ku do të merret në konsideratë çmimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA