Partitë politike maqedonase dhe BDI kanë hedhur poshtë idenë e partisë shqiptare në opozitë, PDSH, për krijimin e një Parlamenti me dy dhoma.

BDI ka deklaruar se kjo ide nuk mund të përkrahet pasi shërben vetëm për interesat e politikës ditore të Menduh Thacit.

“Është legjitime që cdokush të shprehë bindjet e tij, por është cështje tjetër nëse ato përputhen me realitetin”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.

Edhe partia më e madhe opozitare, LSDM, është shprehur kundër një projekti të tillë, pasi sipas saj Marrëveshja e Ohrit është e mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e shqiptarëve.

Top Channel