Lady Gaga irriton fansat e Lennon

13/07/2010 11:15

Lady Gaga shkakton sërish polemika…kësaj radhe këngëtarja është vënë kundër fansave të Beatles.

Në Twitter është postuar një foto e pop-star ndërsa luan në pianon e John Lennon. Sean, djali i muzikantit të madh e ka lejuar Lady Gaga që të përdorë instrumentin e shtrenjtë, që John i kishte dhuruar gruas Yoko Ono.

Interpretuesja e ‘Poker Face’ është fotografuar pranë pianos ndërsa mbante veshur kemishë nate dhe corape rrjete.

Imazhi shkaktoi shumë polemika mes fansave, sa Sean u detyrua ta hiqte foton nga profili i tij. Admiruesit e John Lennon mendojnë se Lady Gaga nuk është e denjë ta prekë atë instrument muzikor.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel