Kuvendi përshpejton pr/ligjin për pronat

13/07/2010 08:30

Mazhoranca rikthen sërish në Kuvend ligjin e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dy javë më parë për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe ka plotësuar vakumin që, sipas Kushtetueses, ishte krijuar në ligjin e mëparshëm.

Gjykata Kushtetuese vendosi ‘shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Në këto dispozita njihej e drejta e drejtorit të përgjithshëm të AKKP-së, që të shqyrtonte nismën e vet vendimtare nga të dhënat prej zyrave rajonale të AKKP-së në qark apo ish-komisioneve vendore për kthimin e kompensimin e pronave dhe ish-komisionerëve të rretheve ose bashkive për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve.

Sipas relacionit të përgatitur nga deputeti Alibeaj, në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë një përkufizim ontologjik të këtij parimi, por ka tentuar të japë një sqarim teleologjik të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA