Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar se Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë BE-në në konsolidimin e sigurisë në Kosovë.

“Trupat e OKB-së janë kudo në rajon, sidomos në Kosovë, por është BE forca që duhet të tregojë rrugën përpara dhe OKB është e gatshme të bashkëpunojë në këtë drejtim”, ka pohuar Ki Moon.

Deklaratën e tij numri 1 i Kombeve të Bashkuara e bëri gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm slloven Samuel Zhbogar, në Nju Jork.

Ky i fundit nga ana e tij ka shprehur bindjen se pas vendimit të GJND-së, Kosova do të ketë njohje të reja.

Top Channel