Jolie: Dashuria për Pitt, e vërtetë
13/07/2010 17:55
Angelina Jolie flet pa dorashka për lidhjen me aktorin Brad Pitt, duke thënë se ajo beson në dashurinë e vërtetë që për të është pikërisht partneri aktual.
“Do plakemi sëbashku? Sigurisht. Nuk do kishim pasur 6 fëmijë nëse nuk do ishim të sigurt për këtë”, thekson aktorja hollivudiane.
Në një intervistë për revistën “Nightlin” ajo shton se një familje me kaq shumë anëtarë është shumë impenjative për ta, por thekson se kjo nuk ka rëndësi, madje mendojnë ta zgjerojnë edhe më shumë familjen.
Top Channel