Franca ndalon shamitë

13/07/2010 21:45

Asamblea kombëtare franceze ka aprovuar projektligjin që ndalon mbulimin e fytyrës me shaminë islamike.

Nisma ligjore parashikon ndalimin e tyre në të gjithë territorin e Francës.

Norma, e kërkuar nga presidenti Nicolas Sarkozy, është aprovuar me një mazhorancë deputetësh, 355 pro dhe vetëm 1 kundër.

Socialistët dhe komunistët kanë vendosur të mos marrin pjesë në votim.

Franca ka komunitetin më të madh mysliman në Europë, që shkon nga 5 deri në 6 milionë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA