Di Caprio në rolin e bosit Lucky Luciano
13/07/2010 12:00
Regjisori Bobby Moresco, fitues i cmimit Oscar për filmin “Crash”, dëshiron të rekrutojë aktorin Leonardo Di Caprio për rolin e Lucky Luciano.
“Do të më pëlqente shumë. Ai është më i përshtatshmi për këtë rol”, ka deklaruar regjisori, njëkohësisht aktor dhe skenarist.
Moresco ka shtuar se filmi mbi mafiozin e famshëm italo-amerikan do të jetë një histori e bukur për në kinema si dhe do të prekë shpirtin e spektatorëve.
Top Channel