Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar ka shprehur dëshirën e vendit të tij që kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë të zgjidhet sa më shpejt.

Zhbogar ka deklaruar se Sllovenia do të mbështesë cdo propozim mbi të cilin do të bien dakord Shkupi dhe Athina zyrtare.

“Për ne është e pranueshme gjithcka mbi të cilën bien dakord dy vendet, por ne dëshirojmë që marrëveshja të arrihet sa më parë të jetë e mundur”, ka pohuar Zhbogar.

Shefi i diplomacisë sllovene ka shtuar më tej se muajt nëntor dhe dhjetor do të jenë të suksesshëm për Maqedoninë.

Top Channel