Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci ka deklaruar se pas ngjarjeve të fundit të verifikuara në veri të Mitrovicës, është bërë imediate nevoja e vendosjes së rendit dhe ligjit në këtë zonë.

Deklaratën e tij Kuci e ka bërë në një mbledhje me krerët e strukturave të sigurisë, ku merrte pjesë edhe shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon.

“Këto sfida të ditëve të fundit kanë dëshmuar se ekziston një nevojë imediate për rritjen e përkushtimit për të përshpejtuar funksionalizimin e gjykatave në veri, për të përmirësuar institucionet e sigurisë dhe për të vënë rendin dhe qetësinë publike në këtë zonë”, ka pohuar Kuci.

Ndërsa De Kermabon, nga ana e tij ka deklaruar se EULEX ka vepruar në përputhje me mandatin e tij, si një “përgjegjës i dytë” për situatën e sigurisë, si dhe ka shtuar se misioni do të asistojë institucionet kosovare në hetimet mbi ngjarjet në veri.

Top Channel