Aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë penguar hyrjen e drejtuesve të komunës në ndërtesë, duke kundërshtuar miratimin e statutit të ri të Komunës së Gjilanit.
 

Aktivistët u revoltuan pasi sipas tyre, me statutin e të komunës së Gjilanit do t’i shkëputet një pjesë e madhe e territorit, ashtu siç parashihet në bazë të proçesit të decentralizimit dhe formimit të komunave të reja serbe.
 
Pas këtij, incidenti policia ka shoqëruar në polici rreth 20 aktivist të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Gjatë arrestimit të personave të lartpërmendur janë lënduar tre zyrtar Policor nga Stacioni Policor Gjilan, dhe janë trajtuar ne Emergjencën Rajonale në Gjilan. Pas intervistimit të personave të arrestuar është konsultuar Prokurori Komunal i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Gjykatën Komunale në procedurë të rregull, ndërsa të dyshimtit të lirohen.

Pas ndërhyrjeve të forcave të policisë aktivistet kanë liruar hyrjen e ndërtesës, e cila aktualisht po kontrollohet nga uniformat blu.

Top Channel