Në përfundim të samitit të Dubrovnikut, kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor ka premtuar se vendi i saj do të lobojë për vendet fqinje pasi të jetë anëtarësuar në BE.

“Kroacia do ta mbështesë fuqishëm integrimin e fqinjëve, sidomos kur të bëhet anëtare e Unionit”, ka deklaruar Kosor, duke e cilësuar anëtarësimin e vendit të saj si një fakt të kryer.

Shefja e qeverisë kroate ka nënvizuar se ka marrë garanci nga homologët e vendeve të BE për përfundimin e negociatave për anëtarësim në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Në samitin e Dubrovnikut morën pjesë 15 kryeministra dhe ministra të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Top Channel