Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni deklaroi se Serbia nuk mund ta mbajë peng integrimin e rajonit në BE.

Sipas RTK-se, Ministri Hyseni, që mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut, thotë se me këtë pjesëmarrje, Kosovës po i jepet perspektivë e prekshme euro-atlantike.

“Kosovës po i ofrohet njëfarë perspektive e prekshme, më e kapshme, euro-atlantike. Natyrisht, unë e kam shfaqur qëllimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e kësaj strukture sa më parë që të jetë e mundur”, u shpreh Hyseni.

Top Channel